Kthehet profesori shqiptar, nxënësit e shkollës kimike të hënën në mësimin

Protesta e nxënësve të shkollës së mesme kimike ‘Marija Kiri Skllodovska’ në Shkup, ka rezultuar me sukses.

Drejtori pasditen e së premtës ndëron mendje, kthen profesorin shqiptar Artan Zejnullahu, dhe me këtë nxënësit shqiptarë të hënën ulen në banka shkollore.

‘Pas pesë ditë bojkotimit të mësimit, drejtori lëshoi pe, pranoi disa nga kërkesat, ajo kryesorja ishte kthimi i profesorit të fizikës Artan Zejnullahu, gjithashtu është emëruar edhe përgjegjës shqiptar Bilgin Ajredini, është pranuar edhe kërkesa që në Këshillin e shkollës të ketë një profesor dhe prind shqiptarë… ‘ thonë nga Këshilli i prindërve.

Ndryshe, me të filluar gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor vijues, nxënësit shqiptarë të kësaj shkolle kanë bojkotuar mësimin tërë javën, pasi drejtori kishte vendosur të largojë dy profesor shqiptarë, për ti zëvendësuar ata me maqedonas.

Të hënën, nxënësit e kësaj shkolle pritet të ulen në bankat shkollore dhe të vazhdojnë procesin edkuativo-arsimor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button