fbpx

Ja çfarë biseduan Hajndël dhe Ahmeti në takimin e sotëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në selinë e BDI-­së në Tetovë ka pritur të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane, ambasadorin Johanes Hajndël.

“Ahmeti falënderoi ambasadorin Hajndël për vizitën dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit në vend, me këtë rast përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas iniciativës së BDI­-së që mundësoi rikthimin e Parlamentit si parakusht elementar për çdo gjë, më pas anuluam zgjedhjet në afat të pacaktuar, njëkohësisht krijuam mundësi ligjore për tërheqje të faljes së Ivanovit, siguruam garanca për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, si dhe brenda vetëm një dite miratuam disa ligje të domosdoshme reformuese që nevojiten për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Këto hapa rikthyen stabilitetin dhe sigurinë, ndërsa janë edhe parakusht për zbatimin e reformave që do të sjellin zgjedhje të besueshme. Ahmeti theksoi që Marrëveshja e Shkupit vijon në kapacitet të plotë, me Prokurori Speciale dhe Komision Zgjedhor të pavarur, ndërsa Qeveria do të zbaton reformat e parapara me përkushtim. Kryetari i BDI­s-ë Ahmeti gjithashtu ngriti nevojën për rikthim të agjendës së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe ftoi ambasadorin Hajndël dhe Qeverinë gjermane që të fokusojnë energjinë në këtë drejtim pasi që të gjitha çështjet e këtij vendi burojnë nga ky problem”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close