Si t’i pastrosh nga lëkura njollat që të lënë bizhuteritë false

Të gjithë janë të apasionuar pas bizhuterive të lira. Pa shtuar elementë të tjerë, ajo që na tërheq është çmimi i tyre, por është e lehtë edhe për t’i gjetur sipas trendeve. Megjithatë, patjetër të ka ndodhur që pas disa përdorimesh të unazës apo byzylykut, t’i hedhësh, sepse kanë filluar të nxihen. Problem është se pjesa më e madhe e tyre ta njollosin lëkurën duke i dhënë asaj një ngjyrë të gjelbër të errët. Mund ta pëlqesh shumë një bizhuteri, por kur mendon se pas disa orësh ajo do të ta bëjë lëkurën të duket si e sëmurë, mendohesh dy herë, shkruan Revista “Class“.

Po pse ndodh kjo? Bizhuteritë false i japin lëkurës ngjyrë të errët, pasi metali bie në kontakt me aciditetin e lëkurës. Kjo njollë mund të shkaktohet edhe nga substanca të tjera në lëkurë, siç janë locionet e ndryshme që ke hedhur. Në shumicën e rasteve, bakri që gjendet në bizhuteri është shkaktari kryesor. Acidet e lëkurës (ose të locionit që ke përdorur), duke rënë në kontakt me kripërat e bakrit (të cilat janë një ngjyrë blu në jeshile), bëjnë që edhe lëkura të marrë të njëjtën ngjyrë. Kjo është arsyeja pse lëkura merr ngjyrë të gjelbër, të errët.

Fatmirësisht, ky proces është krejtësisht i padëmshëm. Fakti që lëkura bëhet jeshile sa herë i përdor, nuk ta heq dëshirën për t’i vendosur përsëri të preferuarat. Problemi i vetëm që mund të kesh është se këto lloj njollash mbeten të vështira për t’u pastruar.

Dhe për këtë është një mënyrë shumë më e lehtë se përdorimi i alkoolit apo produktet shtesë të kozmetikës. Nëse do që të parandalosh njollat që të mbeten në lëkurë nga bizhuteritë, zgjidhja më e mirë është një shtresë e hollë e manikyrit transparent. Lyeji bizhuteritë me një shtresë të hollë manikyri pa ngjyrë. Pengesa që krijohet mes lëkurës dhe metalit parandalon reaksionin kimik dhe bën që të parandalohet dukshëm shfaqja e njollave në lëkurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button