Bogov: Pothuajse tërësisht është ndërprerë tërheqja e depozitave!

Pothuajse tërësisht është ndërprerë tërheqja e depozitave nga bankat pas spekulimeve lidhur me krizën politike në Maqedoni, thotë guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov.

Në një intervistë për Rojters, Bogov thekson se gjatë prillit janë tërhequr 1,8 për qind nga depozitat në banka që është rasti i parë i tillë pas më shumë viteve rritje të vazhdueshme të depozitave.

“Në dy javët e fundit shohim stabilizim të situatës, ndërsa tërheqja e depozitave pothuaj u ndërpre. Ka tregues se qytetarët i kthejnë depozitat në banka, për shkak se vlerësojmë se më e keqja ka përfunduar”, thekson Bogov.

Pas rritjes së interesit në bonot e thesarit prej 3,25 në 4 për qind, Bogov thekson se tani për tani nuk ka nevojë për rritje shtesë.

“Tani për tani situata është stabilizuar, sinjalet e nevojshme janë dërguar dhe tani shohim përgjigje nga bankat, të cilat i rrisin interesin e depozitave. Vlerësojnë se tani për tani nuk ka nevojë për rritje shtesë, por qëndrojmë të zgjuar dhe të gatshëm të shfrytëzojmë masa nga politika monetare nëse nevojiten që të ruhet stabilitet makroekonomik”, thekson Bogov.

Guvernatori i BPRM-së thotë se është e mundur që Banka qendrore t’i ulë interesat nëse kriza politike së shpejti zgjidhjet dhe tashmë nuk ka sulme spekulative ndaj stabilitetit të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button