“Parakalimi i maturës 2016” në sheshin “Maqedonia”

Në sheshin “Maqedonia” sot në mesditë do të mbahet edicioni i 10-të i “Parakalimit të maturantëve” ku tradicionalisht nxënësit të cilët përfundojnë arsimin e mesëm, vallëzojnë kuadril.

Organizuesi i ngjarjes, Drejtoria për kulturë dhe art-Shkup, pret të kyçen rreth 1.200 maturantë nga 20 shkolla të mesme nga Shkupi, si dhe 1.300 moshatarë të tyre nga 12 shkolla të mesme në Strugë, Ohër, Strumicë, Vallandovë, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Pjesa zyrtare e programit do të fillojë në orën 11:40, me fjalimin e kryetarëve të komunave. Më pas maturantët do të thonë deklaratë për jo dhunë, pas çka do të pasojë inkuadrimi i drejtpërdrejtë i Radio Sllovenisë, prej nga do të merret muzika nga opera e Shtrausit “Lakuriqi” ku maturantët saktë në orën 12:00 në të gjitha qytetet pjesëmarrëse në manifestim do ta vallëzojnë kuadrilin.

Nikolla Gligorov nga Drejtoria për kulturë dhe art, në konferencë për shtyp tha se “Parakalimi i maturantëve” tashmë është manifestim tradicional që çdo vit tërheqë numër gjithnjë e më të madh të maturantëve të cilët vullnetarisht paraqiten për pjesëmarrje.

“Parada e maturantëve” mbahet me mbështetje të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe Qytetit të Shkupit.

Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër në organizim të Drejtorisë për kulturë dhe art Shkup dhe Klubit sportiv vallëzues “Ritam plus” nga Shkupi.

Gjatë nëntë viteve të shkuara në parakalimin në Shkup morën pjesë gjithsejtë 6.552 maturantë dhe 8.146 në qytetet e tjera të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button