Vanhaute: Kjo Qeveri duhet të jep dorëheqje

Ish ndërmjetësuesi belg, Piter Vanhaute, vlerëson se zgjidhja për krizën aktuale politike nuk është në grindjet e pafundme juridike në Parlament dhe në shfuqizimin e mbetjeve të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

“Çdo zgjidhje fillon me tregimin e vullnetit politik për zgjidhjen e krizës. Situata nuk kërkon teatër, por zgjidhje”, ka deklaruar Vanhaute.

Për atë, ish ndërmjetësuesi këshillon:

  1. Ndaloni të kërkoni interpretim të ligjit dhe Kushtetutës.
  2. Ndaloni me ndryshime të legjislacionit dhe gjoja i keni zgjidhur problemet aktuale.
  3. Si përgjegjës kryesor i situatës aktuale, Qeveria, duhet të jep dorëheqje.
  4. Për një periudhë kalimtare, duhet të emërohet Qeveris Ekspertësh me qëllim të vetëm, ta restaurojë demokracinë.

Vanhaute vlerëson se të gjitha partitë, të gjithë politikanët dhe  nënpunësit shtetëror duhet hapur ta pranojnë përgjegjësinë për të cilën është kryer vepër penale dhe të patohen që:

  1. Presidenti duhet menjëherë ta tërheqë vendimin për falje.
  2. Prokurores speciale duhet t’i mundësohet që ta vazhdojë punën e saj pa asnjëfarë vonese dhe obstruksione.
  3. Gjykatat përkatëse duhet të sigurojnë të gjithë mbështetjen e patjetërsueshme, duke siguruar se çdo i akuzuar duhet të përballet me drejtësinë, pa vonesa të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button