Rama: Shpresojmë që Sllovakia ta njohë Kosovën

Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi vizitën e homologut të tij sllovak në Tiranë, për të kërkuar bashkëpunimin e Sllovakisë edhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit të zhvilluar në Kryeministri, Rama falënderoi homologun Robert Fico për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë Shqipërisë, duke shtuar se qeveria shqiptare shpreson në bashkëpunimin e mëtejshëm edhe për njohjen e Kosovës.

Ndërkohë kryeministri Fico, në përgjigje të interesit të medias për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha se qeveria e tij nuk sheh arsye për të ndryshuar pozitën ndaj Kosovës.

“Mbështesim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Le të mbështesim dialogun. Qeveria jonë nuk do të ndërmarrë asnjë hap që jetën e njerëzve në Kosovë do ta bënte me të vështirë. Po ndjekim zhvillimet dhe do të ishim të lumtur nëse dialogu do të përmbyllej me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.”- deklaroi kryeministri i Sllovakisë, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Back to top button