Vetëm 12 persona kanë kërkuar tërheqjen e abolimit

Sipas informatave nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, nga 56 të aboluarit vetëm 12 prej tyre kanë kërkuar tërheqjen e abolimit, transmeton Portalb.

Drejtësi me anë të procesit gjyqësor kanë kërkuar: ish kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, lideri i LSDM-së Trajko Veljanovski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ish kryetari i Republikës së Maqedonisë, kryetari i Komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, drejtori i burgut “Idrizovo” Zhivko Pejkovski, biznesmeni Bozhidar Jankovski, si dhe ish kryetari i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq.

Në mesin e tyre janë edhe 3 prokurorë nga Prokuroria Speciale Publike, Fatime Fetai, Gavrill Bibevski dhe Lile Stefanova./Portalb

LEXO: Detaje: Kush për çfarë është i falur nga Ivanovi (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button