WBA ia prishë “matematikën” Mourinhos

Jose Mourinho me siguri se me matematikën dhe llogaritjet e tij i ka pritur 3 pikë ndaj WBA-së. Por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi që skuadra e WBA-së i ka marrë 1 pikë liderit të Premierligës.

Ivanoviq shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë për epërsinë e Chelseat. I njëjti lojtar që i shënoi gol Liverpoolit pak ditë më parë, Victor Anichebe e bëri të njëjtën gjë duke i shënuar edhe Chelseat. Sulmuesi nigerian shënoi për 1:1 në minutën e 87 të ndeshjes.

Me këtë barazim, Chelsea mbetet lider me 57 pikë, por që rrezikon ta humbas këtë pozitë pas ndeshjeve që zhvillohen sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button