Kuvendi as sonte nuk shpëtoi nga “Revolucioni i larmë” (VIDEO/FOTO)

Edhe sonte në shënjestrën e protestuesve ishte Kuvendi i Maqedonisë. Protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë drejt objektit, duke e bërë të larmë të njëjtin.

Sot nga ngjyrat e “Revolucionit të larmë” pësuan edhe Agjencia për të rinj dhe sport si dhe Agjencisë për shërbim mediatik audio dhe audiovizuele. Ndërkaq, para teatrit “Komedia” protestuesit kanë shkruajtur “Plumbat janë jetë, oj dërrasë”, të revoltuar nga thirrja e drejtoreshës së teatrit Jelena Zhugiq, e cila nëpërmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që të përdoren plumba gome për protestuesit.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka bërë të ditur se pa u plotësuar edhe 7 kërkesat e mëposhtme, protestat nuk do të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  6. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  7. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Ata shtojnë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, dhe vendimin e Kuvendit për shtyrje të datës së zgjedhjeve pa ndonjë datë të caktuar, protestat nuk do të ndalen sepse nuk janë plotësuar edhe 7 kërkesa tjera.

 

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

dd

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button