Edi Paloka: Rama dhe Elvis Roshi janë si vëllezërit siamezë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend tha se po të jesh kundërshtar i Edi Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh e të bëhen gjithë të zezat.

Paloka iu referua këtu edhe denoncimit që bëri Blushi për kërcënimin e marrë nga Elvis Roshi.

“Tani sapo dëgjuam një kolegun tonë që denoncoi një akt tjetër të rëndë. Një kryetar bashkie i “Rilindjes”, i mbrojturi i Edi Ramës, ka kërcënuar me jetë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka rëndësi kush është ai, është i Partisë Demokratike, i Partisë Socialiste, apo ish-Partisë Socialiste. Këtu po të jesh kundërshtar i Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh të bëhen të gjitha të zezat. Kryeministri qesh, ngërdheshet aty prapa. Ka arritur aty ku s’mban më. Ndaj edhe ju si kryetar Parlamenti nuk mund ta kaloni kështu. Ky zotëria sigurisht që nuk guxon të japë përgjigje, origjinalit apo kopjes, ky duhet të japë përgjigje për origjinalin që ka në Kavajë që është kopja e këtij. Ai origjinali i Kavajës është kopja e këtij. Një i gjatë dhe një i shkurtër por janë të dy siamezë. Për këto duhet të japë përgjigje”, tha Paloka, transmeton lapsi.al

Më tej kreu i grupit të PD-së u shpreh se KQZ-ja po shkel ligjin për dekriminalizimin, duke mospublikuar listën e të zgjedhurve me të kaluar kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button