Burri lakuriq ka qëndruar i varur për ndërtese, mirëpo jo në Gostivar

[Recension: Një burrë lakuriq qëndronte i varur për ndërtese në Gostivar (galeri)]

Ky foto-lajm i shkurtër është i pavërtetë, gjegjësisht nuk është e vërtetë se ngjarja që përshkruhet nëpërmjet fotografisë ka ndodhur në Gostivar.

Гол маж висеше од зградата во Гостивар галерија Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Гол маж висеше од зградата во Гостивар (галерија)

Data dhe koha e publikimit: 16.05.2016

Data e recensionit: 17.05.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

INFORMATË E GABUAR

Është interesante kur do të lexoni se një burrë lakuqir ka qëndruar i varur për ndërtese në Gostivar.

Ashtu siç ndodh zakonisht, dashnori në krevat, burri te dera, dashnori – nëpër dritare. Mirëpo, është vështirë të iket nga katet e larta, e në këtë u vërtetra edhe ky gostivaras!

E në qoftë se jeni nga Gostivari, me siguri do të përpiqeni ta zbuloni se kush është dashnori që është gjetur në situatë të pahijshme dhe cila është ndërtesa për të cilën ka qenë i varur ai. E ky është qëllimi i këtij fot0-lajmi. Dezinformata e këtillë është plasuar me vetëdije që menjëherë ta tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe të mblidhen sa më shumë klike.

Mirëpo, nëse përpiqeni ta kërkoni këtë fotografi, do ta shihni se ajo është marrë nga një faqe tjetër, nga një lajm i publikuar në vitin 2011 dhe se është gënjeshtër se burri lakuriq ka qëndruar i varur për ndërtese në Gostivar.

Në fakt, fotografia është “huazuar” nga ueb-faqja piximus.net, nga një lajm që është publikuar më 03.05.2011, që titullohet: “Вatuta me burrin që kthehet në shtëpi në jetën reale”“.

Sipas kësaj, siç thamë edhe në fillim të këtij recensioni, lajmi është i rremë. Veprimi i këtillë është në kundërshtim me parimet themelore të theksuara në preambulën e Kodit të gazetarëve ku thuhet se :

 Detyrë themelore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button