Regjimi sirian bombardon civilët, të paktën 7 të vdekur

Të paktën 7 civilë humbën jetën ndërsa 20 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë të regjimit sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga zyrtarët e Mbrojtjes civile në Rastan, avionët luftarakë të regjimit kanë bombarduar vendbanimin në qarkun Rastan të qytetit Homs.

Theksohet se si pasojë e sulmit humbën jetën 7 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, ku të plagosurit janë dërguar në spitalet fushore në këtë qark.

Regjimi edhe dje ka kryer sulm ajror në Rastan ku humbën jetën 13 persona nga e njëjta familje, ku në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.

Qarku Rastan i cili ndodhet mes Homsit dhe Hama-s është nën rrethimin e forcave të Asadit një vit e gjysëm. Në qark nuk ka rrymë dhe ujë, ndërsa ndihmat humanitare të cilat nuk mund të depërtojnë këtu sulmohet nga forcat e regjimit çdo ditë nga toka dhe ajri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button