Nokia rikthehet këtë vit

Ka një lajm të mirë për të gjithë nostalgjikët e telefonave Nokia. Kompania finlandeze pritet të rikthehet shumë shpejt në tregun e celularëve, si inteligjentë ashtu edhe të thjeshtë.

“Next Web” raporton se vëmendja do të jetë tek telefonat inteligjentë, që do të hidhen në treg me sistem operimi Android, duke hedhur pas krahëve përvojën thuajse të dështuar të Ëindoës-it, që finlandezët përdornin para se të shisnin tek Microsoft brandin Lumia.

Ajo që i ka hapur rrugën rikthimit të Nokias ka qenë marrëveshja e arritur mes Microsoft dhe HMD Global. Kjo e fundit ka çliruar kompaninë finlandeze nga pika e marrëveshjes së arritur me Bill Gates për të mos prodhuar më telefonë.

Vetë HMD Global ka vendosur të investojë 400 milionë euro në bashkëpunim me Nokian dhe puna pritet të nisë gjysmën e dytë të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button