Letra e rrallë e Kolombit

Shtetet e Bashkuara i kanë rikthyer Italisë një kopje të rrallë të letrës së Kristofor Kolombit të shkruar në vitin 1943, në të cilën eksploruesi i famshëm përshkruante zbulimin e Amerikave, njofton TCH.

Letra ishte vjedhur dhe ishte zëvendësuar me një kopje false. Policia tha të mërkurën se letra që vlen rreth 1 milion euro ishte vjedhur nga një bibliotekë në Firence dhe më pas ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Uashington.

Eksploruesi italian i ra qark Atlantikut në vitin 1942, mbi bazën e teorisë atëherë ende të paprovuar se bota ishte e rrumbullakët. Letrën ja shkroi mbështetësve të tij financiarë, Mbretit Ferdinand të Spanjës dhe Mbretëreshës Elizabeta.

Një njësi policore në Itali e krijuar posaçërisht për të mbrojtur artefaktet nga fenomeni i përhapur i trafikimit të paligjshëm, në vitin 2012 vuri në shënjestër të një hetimi, kopjen e letrës që mbahej në Bibliotekën e Romës.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes, hetuesit kërkuan ndihmën e homologëve të tyre amerikanë, çka çoi drejt zbulimit se ajo që mbahej në Firence s’ishte tjetër veçse një version i rremë i letrës origjinale, ku ishin përdorur teknikat moderne të kopjimit.

Ata arritën në përfundimin se letra origjinale kishte përfunduar në një ankand ku ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Ushington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button