Do ketë ose jo Ski-Qendër në Vodno?

Për gjithë adhuruesit e skijimit të Shkupit vjen një lajm i mirë.

Elektrana e Maqedonisë ka shpallur tender për ndërtim të ski-qendrës në Vodno. Por kjo ide nuk është mirpritur nga shoqatat e ekologjistëve.

‘ELEM kërkon investitor i cili në princip më partneritet privato-publik do të ndërtojë katër rrugë skijimi nga Kryqi i Mileniumit e deri në Nerez, si dhe tre ski ashensorë. Sipas planit, ski-rrugët do të jenë të gjata 3.850 metra, ndërsa ski ashensorët duhet të kenë gjatësi 1 km e 350 metra’ thonë nga ELEM.

Nga ana tjetër Organizata Joqeveritare, shoqata të pyjeve, shoqata ekologjike dhe aktivistë e të ngjashëm të dielën protestuan mu për këtë qëllim.

Ata shprehin revoltë sic thonë prishjen e imazhit të Vodnos thuajse cdo ditë me ndërtime të ndryshme.

Kërkojnë që të gjitha planet urbanistike të mos realizohen, ndërsa paralajmërojnë protesta të reja.

Por, por ski dashësit kjo është një ide shumë mirë.

‘Mendoj se Shkupit i duhet kjo gjë. Le të ndërtojnë qendër skijimi me borë artificiale ose si do që tia bëjnë, neve na duhet kjo’ tha Isamedin Fetau.

‘Shumë ide e mirë… Edhe ne duam të skijojmë diku më afër, përse të shkojmë deri në Tetovë ose Mavrovë, këtu dhe harxhimet do të jenë më të vogla dhe mund të dalim kur të duam’ tha Argjend Sadiku.

Në projektin në fjalë parashikohet të ndërtohet edhe një ndërtesë administrative prej 240 metër katrorë ku do të ketë edhe restoran, shkollë skijimi dhe hapsirë për dhënie me qira të veshjeve dhe pajisjeve për skijim./Portalb


Lajme të ngjashme

Back to top button