OEM organizoi takim për rrjetëzimin midis kompanive bartëse të Excellent SME MACEDONIA

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot organizoi eveniment për rrjetëzimin e kompanive bartëse të certifikatës Excellent SME MACEDONIA dhe anëtarëve të Klubit të menaxherëve ­sipërmarrës pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Certifikata Excellent SME MACEDONIA është certifiktë për veprimtari afariste që Oda Ekonomike e Maqedonisë duke filluar nga vitit 2013 e lëshon në bashkëpunim me agencinë pozitive për rejting kreditor “COFACE” ­ Kroacia për kompani të suksesshme të vogla dhe të mesme në Maqedoni.

Deri në fund të vitit 2015 certifikatën Excellent SME MACEDONIA e kanë marr mbi 100 subjekte të suskesshme financiare të vogla dhe të mesme që punojnë në Maqedoni, të cilat së bashku realizojnë qarkullim vjetor prej më shumë se 530 milionë eurosh, përfitim prej 25 milionë eurosh dhe punësim prej rreth 4,500 punonjës.

Qëllimi kryesor i certifikatës , e cila përputhet me BE­direktivat është që të promovohen komanitë e vogla dhe të mesme, që të sigurohet biznesi, praktikat e mira të biznesit dhe të rritet transparenca e madhe tregtare. Përdoruesit e kësaj certifikate tregojnë sukses në biznes sipas rezultateve financiare që krijohet në web­sajtin e komanisë, me të cilin krijohet dallueshmëri, siguri dhe besim gjatë krijimit të bashëpunimit fillestar me partnerët, si dhe ruajtjen e reputacionit të mirë të tregut vendor dhe atij global.

Në evenimentin e sotëm merrnin pjesë më shumë se 110 kompani bartëse të Excellent SME MACEDONIA dhe 40 kompani nga Klubi i menaxherëve­sipërmarrës dhe në të u ndanë çmime për 10 firmat më të mira sias vlerësimit kreditues si bartës të certifikatës, për rezultatet të arritura në vitin 2015. Çmimet i morën “Info­Biro” SHPK ­ Ohër “Rolloplast” SHPK ­ Shkup, Atlantik SHPKNJP ­ Shkup, “Triteks trejd SHPK ­ Prilep, “Stenton” SHPK ­ Manastir, Kooperativa bujqësore “Uniteti”, f. Çellopek ­ Tetovë, “Ekstra mein” SHPKNJP ­ Kumanovë, Çeza Komerc ” SHPK ­ Shkup, “Metalkej” SHPK ­ Shkup dhe “Eko klub” SHPKNJP ­ Manastir.

Për fituesit e mirënjohjeve Excellent SME, u ndanë shpërblime ekskluzive nga “Auroroa Turs” SHPKNJP ­ Shkup (Auroroa Resort& Spa ­ Berovë) “Makprogres” SHPK ­ Vinicë (Hotel “Aleksandar Park ” ­ Vinicë), “Mirana ” SHPKNJP ­ Velels (Gardenia Hotel dhe Spa ­Veles”, Hotel “Kratis” ­ Kratovë , Hotel “Sileks ” ­ Ohër dhe Kazino “Flamingo” Hotel ­Gjevgjeli. Është ndarë edhe çmimi pr kompaninë “Kiro Dandaro” SHA Manastir si kompania e parë që ka marrë certifikatën Excellent SME në vitin 2013 dhe e cila në kontiunitet është bartëse e saj në periudhën prej katër vitesh.

Për shkak se një nga aktivitetet prioritate të Odës Ekonomike të Maqedonisë në vitin 2016 janë aktivitetet e lidhura me edukimin, në këtë dretjim Oda ndau tre çmie për të pranishmit me përzgjedhje të rastësishme për pjesëmarrësit e trajnimeve të licencuara që pjesëmarrësit do t’i mundsojnë që të fitojnë certifikata të njohura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button