“Revolucioni Laraman”: 1 kërkesë u plotësua, ngelën edhe 7

Lëvizja Civile “#Protestoj” sot do ta mbajë protestën e 29-të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Tradicionalisht, protesta do të fillojë në ora 18:00 para godinës së PSP-së në Shkup, ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq protesta janë paralajmëruar edhe për në 12 qytete tjera të Maqedonisë.

Lëvizja e cila prej kur e solli vendimin për falje presidenti, Gjorge Ivanov, vazhdojnë të protestojnë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë për siç thonë ata, drejtësi dhe paqe, transmeton Portalb.

Ata shtojnë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, dhe vendimin e Kuvendit për shtyrje të datës së zgjedhjeve pa ndonjë datë të caktuar, protestat nuk do të ndalen sepse nuk janë plotësuar edhe 7 kërkesa tjera.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka bërë të ditur se pa u plotësuar edhe 7 kërkesat e mëposhtme, protestat nuk do të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  6. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  7. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button