Zaev: VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të sjellin vendime të njëanshme

“Fjala është fjalë, thamë se zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë dhe ajo u pa, thamë që ka mundësi kushtetuese për thirrjen e Parlamentit dhe ajo u pa. Betoni i VMRO-DPMNE-së ra, që ta mbulojnë turpin e një sërë humbjesh dhe ta që ta ndalojnë zemërimin e anëtarëve të tyre që i kanë gënjyer dhe vazhdojnë t’i gënjejnë, kanë sjellë edhe një vendim të njëanshëm pa kurrfarë pajtueshmërie të opozitës”, kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një konferencë për shtyp, duke shtuar se s’ka dyshim, se sipas tij, kthimi i Qeverisë së vjetër të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është vendim pa pajtimin e LSDM-së, të gjitha vendimet që vet i kanë sjellë, vetë i kanë shkelur, njofton Portalb.

“Sot deputetët e LSDM-së nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit sepse VMRO-DPMNE dhe BDI sjellin ligje që janë kundër interesave të qytetarëve dhe interesave shtetërore dhe Marrëveshjes së Përzhnos. Përsëri sjellin vendime të njëanshme, qëllimi i tyre është që t’i shpëtojnë kriminelët nga radhët e tyre që të ketë shfuqizim të pjesërishëm të faljeve dhe e njëjta të varet nga vullneti i presidentit Gjorge Ivanov dhe nga personat që janë të falur”, shtoi Zaev.

Sipas tij, falja duhet të jetë plotësisht e shfuqizuar, ligji duhet të vlejë për të gjithë njëjtë dhe qytetarët duhet të garantohen se kush e ka shkelur ligjin do të përgjigjen, transmeton Portalb.

Zaev tha se nëse preket Prokuroria Speciale, sipas Zaevit, mllefi i qytetarëve do të jetë shumë i madh, ndërkaq pasoja do të jenë katastrofale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button