Tejet “thellë” me komente për lajm, tejet cekët për koment apo analizë

Detyra e gazetarit është që të informojë drejt dhe saktë opinionin. Teksti që është objekt recensioni ka shumë spekulime, teza të pakonfirmuara si dhe përmban elemente të komentimit, që e bën tekstin të jetë jashtë rregullave gazetareske për një përmbajtje të zhanreve informative.

LR PDSH dhe “Besa” po i matin muskujt mes protestave AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal:LR-PDSH dhe “Besa” po i matin muskujt mes protestave

Data dhe koha e publikimit: 08.05.2016

Data e recensionit: 19.05.2016

Recensues: Benjamin Arifi

 

Nëse gazetari ofron një tezë, atëherë ai është i obliguar që atë ta mbështesë me fakte. Autori në titullin e tekstit thotë se “LR PDSH dhe BESA nëpërmjet protestave po masin forcat e tyre”, por për këto pretendime ai nuk ka ofruar bile as edhe një argument, vlerësim tv ndonjë burimi relevant apo dëshmi por ka tentuar që lexuesve tu imponojë bindjet e tij.

“Pas dështimeve të njëpasnjëshme të të “vegjëlve” për t’i bashkuar forcat, sidomos “Besa” dhe LR-PDSH (përplasjet dhe kapriciot politike midis tyre vazhdojnë) ata tani mundohen që muskujt t’i marrin përmes protestave, kush cila do të tubojë disa njerëz më shumë”.

Më poshtë tekstit, është parashtruar pyetja “nëse qëllimi i protestës së Këshillit Opozitar është për të krahasuar forcën me LR-PDSH-në të cilët mbajtën protestë kohë më parë”, duke e demantuar kështu vetë titullin e tekstit, ku autori nuk ka shfaqur asnjë dyshim se protestat bëhen me qëllim që këta dy parti të masin forcat e tyre.

Nëse gazetari ka shtruar këtë dilemë, atëherë ai është dashur që të kontaktojë subjektet e përmendura në tekst, dhe t’i pyesë ata se cili është qëllimi i organizimit të protestave të tyre, si dhe tv marrë vlerësime të ekspertëve dhe politikologëve kompetentë për këtë. Edhe kështu si është, do të ishte ndryshe po që se ky tekst gjendej në rubrikën e opinioneve, por edhe për atje, vlerësimet personale do të kërkonin argumentim pak më të thellë nga ai që ofrohet.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button