Ja si e arsyeton Xhaferi iniciativën e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për ndryshimet në ligjin për falje

Deputeti nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, për Portalb, ka sqaruar iniciativën e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, në lidhje me abolimin apo faljen e presidentit Gjorge Ivanov.

Sipas tij, janë në pyetje kompetencat dhe ndarja e pushteteve.

“Me ligjin për falje i miratuar në vitin 1993 ka qenë normë ligjore, me nenin 11, që presidenti të falë qytetarë të Maqedonisë pa respektuar procedurat gjyqësore. Me ndryshimet e ligjit për falje në vitin 2009 Parlamenti miratoi ndryshimet, me këtë rast është fshirë neni 11 dhe kështu kjo e pamundësonte presidentin që pa procedurë gjyqësore të mund të falë. Në mars të vitit 2016 Gjykata Kushtetuese sjellë vendim që ky ligj të shfuqizohet dhe kështu kthehet ligji i vjetër, respektivisht neni 11 i ligjit për falje të vitit 1993”, kujtoi për Portalb, Xhaferi.

Xhaferi thekson se pikërisht këtë rast e shfrytëzoi Ivanovi. “Kështu që, me gjithë pasojat që shkaktoi Ivanovi edhe sikur të donte ta tërheqë vendimin nuk ka bazë ligjore që ta bëjë këtë”, tha për Portalb Xhaferi.

Ai mundësinë e vetme që Ivanov të mund ta tërheqë vendimin e sheh te Parlamenti.

“Prandaj sot propozohet që në nenin 11 të shtohet neni 11a, ku parashihet të sanksionohen norma të caktuara që mundësojnë që presidenti ta tërheqë abolimin apo faljen me vetiniciativë ose me kërkesë të palës së implikuar”, përfundon Xhaferi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button