BDI dhe VMRO-DPMNE me propozim për plotësimin e ligjit për falje (DOKUMENT)

­Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në orën 14:00 e caktoi seancën e 102­të në të cilën në rend të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve sipas procedurës së shkurtuar të parashtruara nga Ilija Dimovski dhe Talat Xhaferi, si dhe Propozim ligji për mbrojtje të privatësisë, nga propozuesit e njejtë. Të gjitha ligjet do të sillen sipas procedurës së shkurtuar.

Me plotësimin e propozim­ligjit pët falje parashikohet nen i ri, me të cilin rregullohet mundësia që presidenti i shtetit ta shfuqizojë faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje në afat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së këtij ligji, me ç’rast presidenti nuk është i obliguar ta arsyetojë vendimin. Personi për të cilin është sjellur vendimi për falje ka të drejtë deri te presidenti i shtetit të parashtrojë kërkesë për tërheqjen e vendimit për faljen e tij, ndërsa siç është përmendur në Propozimin për plotësim, presidenti është i obliguar në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës ta tërheqë vendimin e sjellur.

Me propozim­ligjin për mbrojtje të privatësisë sipas procedurës së shkurtuar, konfirmohet mbrojtja e privatësisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të garantuar me Kushtetutë dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me materialet të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve të kryera në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015. Me ligjin konfirmohet ndalesa për posedim, përpunim dhe shpallje publike të materialeve të cilat paraqesin shkelje të privatësisë, së jetës personale dhe familjare.

Me ligjin konfirmohet edhe ndalesa për posedim, përpunim, akuza publike dhe dispozicion në cilëndo mënyrë me materialet të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve të kryera në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, duke e përfshirë edhe shfrytëzimin e tyre dhe dispozicionin në procesin zgjedhor, procedurat politike dhe qëllimet tjera. Plotësimet e ligjit për mbrojtje të të dhënave personale sipas procedurës së shkurtuar parashikojnë rregullim të përpunimit të të dhënave personale që janë përmbajtur në vendimet gjyqësore. Me plotësimin e propozuar të dispozitës përpunimi i të dhënave personale që janë përmbajtur në Kodin zgjedhor dhe në mënyrën e shkruar me dispozitat e sjellura në bazë të atij ligji.

Me ndryshimet e Kodit zgjedhor sipas procedurës së shkurtuar parashikohet saktësimi i dispozitave në nenin 31 paragrafi 2 pika 28c në pjesën e sigurimit të qasjes elektronike deri te Lista zgjedhore. Me zgjidhjet e propozuara në Kodin zgjedhor do të mundësohet KSHZ­-ja të sigurojë qasje elektronike deri te Lista zgjedhore në pajtim me këtë Kod dhe në mënyrën e shkruar me dispozitat e sjellura në bazë të këtij Kodi.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për kontestet drejtuese sipas procedurës së shkurtuar parashikohen pas tërheqjes që padia të parashtrohet në afat prej tre ditëve nga dita e dorëzimit të aktit drejtues deri te pala, shtimi i paragrafit të ri me të cilin në rast se Gjykata Administrative padinë nuk e hedh poshtë, menjëherë me vendim, pas tërheqjes, në afat jo më të gjatë se tre ditë, Gjykata Administrative pas një kopje të padisë me propozimet të dorëzojë përgjigje deri te pala e paditur dhe deri te personat e interesuar përderisa ka, si dhe dispozitat e këtij Ligji të zbatohen vetëm në kontestet administrative kundër vendimeve sipas ankesave të vendimeve për tërheqjen e vendbanimit. Ky Ligj, ashtu siç është parashikuar, hyn në fuqi me ditën e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, ndërsa do të zbatohet deri në ditën e fillimit të kontrollit publik të Listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Edhe ligji i gjashtë që është në rend të ditës të kësaj seance është Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, sipas procedurës së shkurtuar, me të cilin saktësohen dispozitat të cilat kanë të bëjnë në dorëzim të shkruar me ligjëratë, dorëzim nëpërmjet postës, afati i padisë, si dhe afati i sjelljes së vendimit për padi të cilat do të zbatohen vetëm në vendime, ankesa dhe vendime sipas ankesave të cilat kanë të bëjnë në procedurën e paraqitjes së vendbanimit.

Kjo është seanca e dytë e Kuvendit pasi mbrëmë Gjykata Kushtetuese miratoi masë kohore për ndaljen e të gjitha veprimeve zgjedhore në vend dhe filloi iniciativë për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarje të Parlamentit. Dje gjithashtu Kuvendi votoi ndryshime të Kodit zgjedhor me të cilin parashikohet anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por pa datë të saktë.

Propozim - ligj për falje
Propozim – ligj për falje
Propozim - ligj për falje
Propozim – ligj për falje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button