Gjykimi “Kumanova”, Ademi: Ja pse u anulua seanca e sotme gjyqësore

Edhe sot është anuluar seancë për rastin “Lagjja e Trimave-Kumanovë” me të njëjtin pretekst si herën e kaluar, “nuk është siguruar hapësirë e favorshme për vijimin e gjykimit”, raporton Portalb.

Më 4 maj kryetari i Këshillit gjyqësor ka sjellë vendim që lënda për të dyshuarit si mbështetësi të grupit të Kumanovës të bashkohet me lëndën tjetër ku janë të akuzuar 29 persona për veprën terrorizëm dhe organizim terrorist. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse gjykatësja Verka Petrovska, për herë të parë kërkoi kushte teknike dhe siguri për të vazhduar me seancën.

“Nuk është siguruar ende sallë ku mund të gjykohen të akuzuarit. Edhe përkundër përpjekjeve nuk është arritur sigurimi i kushteve teknike”, theksoi për Portalb avokatja e palës mbrojtëse Artene Ademi.

Në media qarkulloi një informacion se Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që Gjykata Supreme të lejojë shfrytëzimin e hapësirave të saj për mbajtjen e seancave të rastit “ Lagja e Trimave”. Megjithatë këtë e mohoi avokatja Ademi.

“Qeveria nuk mund të vendos për gjykatat. Gjykatat janë institucione të pavarura”, tha për Portalb Ademi.

Seanca e radhës është caktuar për 23 maj./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button