fbpx

Kur humori pa nevojë ia humb vlerën informacionit

[Recension: Erdhë ” baba gjermon” liderët i kanë ‘mbush brekët’]

Është absurde gazetari të përdorë një gjuhë të tillë në zhanrin e lajmit. Çfarë aludojnë brekët e mbushura, për opinionin është shumë e qartë, por nuk dihet një gjë, me çfarë qëllimi përdoret një gjuhë e tillë nënçmuese ndaj liderëve partiakë në një përmbajtje informative. “Gazetari ka përgjegjësi për fjalën e thënë në publik”, është normë e Kodit etik.  Në këtë rast, përmbajtja me titull të tillë  sjell rrezikun e padisë për ofendim, sepse mund të thuhet se bën lëndim dhe cenim të integritetit dhe dinjitetit të jo njërit, por katër liderëve politik.

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë dhe ambasador në Vjenë, Johanes Hajndëll, sot në ora 12 ka ateruar në Aeroportin e Shkupit, ku u prit nga ambasadorja gjermane Kristine Althauzer. Në ora 15 është paralajmëruar që Hajndëll në ministrinë e punëve të jashtme të takohet me ministrin Nikolla Popovski.

Erdhë ” baba gjermon” liderët i kanë ‘mbush brekët’ screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Erdhë ” baba gjermon” liderët i kanë ‘mbush brekët’”
Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016
Data e recensionit: 13.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti në esencë është në rregull, por ja që gazetaria profesionale funksionon në atë mënyrë që, ai duhet patjetër të përmbajë në vete atë që e thotë titulli. Kjo nuk është rasti me këtë tekst, sepse në asnjë pjesë të tij nuk është dhënë dëshmi për frikën e liderëve të këtushëm prej diplomatit gjerman, në të cilën aludohet në titull.

Ai sot dhe nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të bisedojë edhe me përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Hajndëll, siç njoftoi Ambasada gjermane në vend do të ketë takime edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorët e tjerë nga vendet e BE-së.

Kjo nuk është e gjitha ajo që nuk shkon në tekst. Përveç asaj që përmban një fotografi, autori i së cilës nuk është cituar, artikulli nuk ka për zot një autor. Pra, përgjegjësi për këtë veprim jo profesional nuk merr asnjë individ, por e gjithë redaksia. Për të mos mjaftuar me kaq, nën tekst është bashkuar video nga një medium tjetër, i cili për të dëshmuar se ajo është ekskluzive, i ka mbivendosur logo (mbishkrim). Kjo në gazetarisë profesionale nuk tolerohet. Mediumi i cili ka siguruar videon, në këtë rast është burim dhe me doemos duhet të citohet.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close