BDI dhe VMRO-DPMNE paralajmërojnë zgjidhje për tërheqjen e vendimit të Ivanovit për falje

Janë paraqitur dy iniciativa njëra nga radhët e BDI-së dhe tjetra nga radhët e LSDM-së, për zgjidhjen e pengesës së dytë për dalje nga kriza politike – falja apo abolimi i 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov më 12 prill të këtij viti, njofton Portalb.

BDI dje vonë pasdite ka paraqitur iniciativë për plotësimin e ligjit për falje në të cilin kryetari i shtetit do të ketë mundësi që ta shfuqizojë vendimin për falje për të gjithë 56 personat ose pjesërisht ta tërheqë për personat që vet nuk e kanë pranuar faljen.

Nga LSDM thonë që për këtë problem nuk ka marrëveshje mes liderëve të katër partive dhe se është e paqartë se propozimi i këtillë eventual i BDI-së do ta përziej edhe më tepër krizën politike.

Nga ana tjetër LSDM ka paraqitur tjetër iniciativë, ata thonë falja apo abolimi më mirë është të shfuqizohet nëpërmjet interpretimit autentik të ligjit për falje, transmeton Portalb.

LSDM kërkon që Komisioni Kuvendor – Juridik, nëpërmjet interpretimit të drejtpërdrejtë të ligjit për falje të sjellë vendim se neni 11 i ligjit për falje apo abolim nuk ekziston dhe në bazë të asaj Ivanov nuk ka mundur të sjellë vendim për falje.

VMRO-DPMNE në lidhje me këtë çështje ende ngelet në qëndrimin se kryetari i shtetit mund ta tërheqë vendimin për falje me kërkesë të çdo personit të falur.

Dje nga SHBA, BE dhe NATO me kumtesa të veçanta kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi për faljen e 56 personave që e solli Invaov më 12 prill të vitit 2016. /Portalb

LEXO: VMRO-DPMNE dhe BDI votuan shkarkimin e ministrave të LSDM-së, nuk ka zgjedhje më 5 qershor

LEXO: NATO me porosi për krizën politike në Maqedoni

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button