Zhduket nga radari avioni Paris-Kairo me 69 udhëtarë

Kompania ajrore “EgyptAir” ka thënë se një avion që fluturonte nga Parisi për në Kairo, me 69 udhëtarë, transmeton Ilyria.

Kompania ajrore “EgyptAir” ka thënë se një avion që fluturonte nga Parisi për në Kairo, me 69 udhëtarë plus ekuipazhin ka humbur nga radari.
Avioni me numër fluturimi MS804, ka lënë aeroportin “Sharl Dë Gol” të Parisit në orën 11:09 të natës.
Sipas një burimi, avioni është zhdukur nga radari vetëm 10 minuta përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Egjiptit.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore egjiptiane ka thënë se sipas të gjitha gjasave avioni i zhdukur ka rënë në det.
Ndërkohë, presidenti francez, Fransua Oland ka biseduar në telefon me presidentin e Egjiptit, Sisi dhe ka thënë për median se asnjë prej shkaqeve të mundshme të zhdukjes së avionit nuk mund të përjashtohet.
Kjo nënvizon rrezikun se mund të kemi të bëjmë me një akt tjetër terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button