I ngjyrosur me ngjyrën e partisë në pushtet

[Recension: UFR i VMRO-DPMNE-së e “ngjyrosi” përmendoren e LSDM-së “Shpinae përkulur”]

Gazetaria nuk pranon informata paushalle dhe gjysmake. Artikujt, përveç elementeve që duhet t’i kenë në kuptim të zanatit, duhet të jenë edhe të vërtetë, përmbajtësor dhe objektivë.

Në tekstin që e recensojmë mungon pala e dytë, ai në mënyrë selektive i paraqet gjërat, duke i potencuar gjatë kësaj vetëm ato që janë në të njëjtën vijë me partinë në pushtet. E qasja e këtillë e bën këtë artikull jokredibil dhe joprofesional.

kontra boenjeLinku deri te artikulli origjinal: UFR i VMRO-DPMNE-së e “ngjyrosi” përmendoren e LSDM-së “Shpinae përkulur”

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016, 18:43

Data e recensionit: 16.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

KA PËR KUNDËR-NJYROSJEN – NUK KA PËR NGJYROSJEN

Rinia e partisë në pushtet edhe sot në shenjë revolti për shkak të sjelljes së dhunshme të huliganëve të LSDM-së, organizoi “Ngjyrosje për nder të revolucionit laraman”.

Që në fillim, artikulli bën përgjithësim të pabazë se pikërisht LSDM-ja është përgjegjëse për sjelljen e demonstrantëve (të cilët i emërton me emra fyes). Për pohimet e këtilla nuk ofrohet asnjë dëshmi konkrete.

Теksti thotë se:

Pas promovimit të djeshëm të përmendores “Një euro për Vicen”, sot UFR-ja e VMRO-DPMNE-së vazhdoi me, siç thonë ata, promovimin e përmendoreve të ndërtuara nga LSDM-ja në periudhën e sundimit të tyre.

Mirëpo, është e paqartë se çka i ka provokuar veprimet e këtilla. Ky publikim aspak nuk e përmend se prej ku vjen ideja për ngjyrosjen e portreteve. Nuk tregon se ngjarja, në fakt, është kopje (mirëpo e keqe)e mënyrës së shprehjes së revoltit nga demonstrantët e “Revolucionit laraman”, organizator i të cilit është shoqata “Protestoj.

Nëse informohet për kundër-ngjyrosjen, sipas rendit të gjërave, është logjike që së paku në mënyrë faktografike të thuhet se prej kur zgjasin protestat kundër amnestimit, kush janë pjesëmarrësit e protestave, si e manifestojnë pakënaqësinë…  E ka mundur të bëhet edhe paralele ndërmjet dy ngjarjeve…

E gjithë kjo e bën këtë artikull jopërmbajtësor dhe joobjektiv. Sipas mënyrës në të cilën është shkruar dhe është plasuar teksti, ai nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë dhe shumë më tepër i ngjan një teksti propagandues të ngjyrosur me ngjyrën e partisë në pushtet.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button