“Lajm” për të ardhur keq

Gazetari mund të parashtrojë pyetje për çështje të ndryshme në opinion. Mirëpo pyetjet e ngritura duhet të jenë të bazuara në argumente. Ato, po ashtu, kërkojnë edhe përgjigje, sidomos, në rastin e tekstit që po recensojmë, ku përmbahen akuza të rënda për një çështje e cila është shumë delikate për opinionin e vendit.

Zeqirija Ibrahimit i vjen keq që s’pati asnjë civil të vrarë në “Lagjen e trimave” AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal:Zeqirija Ibrahimit i vjen keq që s’pati asnjë civil të vrarë në “Lagjen e trimave”?!

Data dhe koha e publikimit: 30.04.2016

Data e recensionit: 18.05.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Autori i tekstit ka transmetuar qëndrimin e nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, të publikuar në Facebook në lidhje me ngjarjet e Kumanovës.  Përderisa në fillim përmbajtja përcjell me korrektësi prononcimin e Ibrahimit, në fund të tekstit autori ka kaluar në shtrembërim dhe komentim të atij qëndrimi, madje duke i mveshur subjektit të tekstit gjëra të pa thëna dhe duke akuzuar, për çka edhe mund të ballafaqohet me padi për shpifje nga personi i apostrofuar. Vendosja e akuzës në tekst në formë pyetjeje është vetëm një tentim i dobët për të ikur nga përgjegjësia për këtë.

“Por Ibrahimi këtu harron një fakt, se gjithë spektri politik, veçmas BDI-në bashkë me Organizatat ndërkombëtare si OSBE-ja, u angazhuan pa prajë për të neutralizuar dhe zgjidhur gjendjen e krijuar të atëhershme. Atëherë, a thua Ibrahimit i vjen keq që s’pati asnjë civil të vrarë në “Lagjen e Trimave”.

Për këto fjalë të shkruara, nuk ka asnjë indicie se është tentuar të merret qëndrim nga pala e përmendur në tekst, që e bën atë tendencioz dhe manipulativ.

Nuk duhet harruar se gazetari mban përgjegjësi për fjalën e thënë publike. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij.

Kodi i Gazetarëve thotë se “gazetari nuk duhet të krijojnë me vetëdije e as të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, sociale, gjuhësore, politike).

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button