NATO me porosi për krizën politike në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka tërhequr sot vërejtjen Maqedonisë që të mos lejojë që kriza politike t’i dëmtojë shpresat për pranim në aleancë.

Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike prej se opozita në vitin 2015 e pat akuzuar kryeministrin, Nikolla Gruevski, dhe shefin e kundër-inteligjencës, për përgjim të më se 20 mijë njerëzve, njofton Alsat-M.

“Dera e NATO-s është ende e hapur, por është madhore për liderët e vendit t’i shqyrtojnë problemet e sundimit të ligjit, përfshirë tërheqjen e amnistisë aktuale presidenciale”, tha Stoltenberg në konferencë për gazetarë në Bruksel, dhe ka shtuar se “është me rëndësi që të vendosen kushte minimale për jetë normale demokratike politike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button