Katica Janeva merr përsipër projektin “Shkupi 2014”

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski njoftoi se Prokuroria speciale ka treguar interesim për projektin “Shkupi 2014”. Këtë informacion ai e publikoi në rrejtin social “Twiter” pasi më herët në seancën e këshillit tha se pret që ekipi i Katica Janevës në mënyrë të përshpejtuar t’i procedojë lëndët.

“Prokuroria Speciale shqyrton katër lëndë lidhur me kriminalitet në projektin “Shkupi 2014. Komuna Qendër ua dha të gjitha dokumentet dhe revidimin e vitit 2013. Asgjë nuk ka qenë e kotë”, shkruan kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski.

Alsat-M u drejtua në Prokurorinë speciale me disa pyetje se për cilat lëndë bëhet fjalë. Nga ekipi i Janevës u thirrën në fshehtësinë e procedurës para-hetimore dhe në pajtim me këtë nuk dhanë detaje tjera, përveç se kon‐rmuan aktivitetin e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button