Harxhohen 500 mijë euro për mobilimin e zyrave të Gjykatës Penale në Shkup

Shoqëria për ndërtim, tregti dhe shërbime “Bauer bg DOO”, nga Shkupi është firma e cila për 29.635.184 mijë denarë do të rregullojë ndërtesën e gjykatës, transmeton Plusinfo.

Në Zyrën për Furnizime Publike, qëndron lajmërimi se marrëveshja me këtë firmë është bërë si e vetmja firmë që ka bërë ofertën. Procedura është kryer me bisedime pa pasur paraprakisht tender.

Arsyetimi i vetëm theksohet se organi përkatës, nuk mund të hap ankandin elektronik për arsye se nuk ka konkurrencë të mjaftueshme.

Për ndërtesën e re të Gjykatës Penale, ministria e drejtësisë, ka hapur tenderin për punët plotësuese në të cilën qëndron:

“Realizimi i punëve plotësuese për ndërtimin e objektit të gjykatës ën Shkup, në përputhje me kontratën ICB 001-01”.

Edhe për këtë kontratë nuk ka ankandin elektronik, ndërsa kontrata ka vlerën pre 300 mijë euro, ndërsa tenderin e ka fituar firma “Granit”, nga Shkupi, transmeton Plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button