fbpx

#Protestoj ngjyros Parlamentin, mijëra persona protestuan në Shkup (FOTO-VIDEO)

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka ngjyrosur Parlamentin e Maqedonisë me ngjyra. Mijëra protestues ishin para Parlamentit sonte në Shkup. Protesta mbaroi pa incidente.

Protesta në Shkup

Protesta në Shkup

 

Protesta në Shkup
Protesta në Shkup

Protesta në Shkup

Lëvizja e cila prej kur e solli vendimin për falje presidenti, Gjorge Ivanov, vazhdojnë të protestojnë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë për siç thonë ata, drejtësi dhe paqe, njofton Portalb.

Protesta në Shkup

Ata shtojnë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese protestat nuk do të ndalen sepse nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka bërë të ditur se pa u plotësuar 8 kërkesat e mëposhtme, protestat nuk do të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close