Kongresistët amerikan e kërkojnë Kosovën në NATO

Ligjëvnësi amerikan nga rradhët e demokratëve, Eliot Engel, ka nënshkruar një letër që përmban emra përfaqësuesish nga dy partitë më të mëdha politike në Shtetet e Bashkuara, asaj Demokrate dhe Partisë Republikane, dërguar sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për zgjerimin e Aleancës Veriatlantike.

Në një njoftim për shtypin, zoti Engel bën të ditur se letra, autor i së cilës është ligjvënësi republikan në Kongresin amerikan, Michael Turner, është nënshkruar edhe nga 40 ligjvënës të tjerë.

“Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin aplikimin për anëtarësim në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë në samitin e këtij viti, të trimërojë vazhdimësinë e përparimit për Planin e Veprimit për Anëtarësim të Bosnjë e Hercegovinës dhe të avokojë që Gjeorgjisë t’i jipet i njejti Plan [MAP]”.

“Në letër gjithashtu bëj thirrje që Shtetet e Bashkuara të punojnë me NATO-n për të siguruar që Kosovës t’i ofrohet një vend në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin fqinjët e saj tashmë janë pranuar, dhe t’i ofrohet një rrugë udhëzimi për anëtarësim të mundshëm në Aleancë”, ka shkruar zoti Engel, në njoftimin për shtyp, duke iu referuar letrës së dërguar, transmeton rel.

“Mbështetja për këto iniciativa do të trimërojë këto vende që të vazhdojnë të ndjekin reformat demokratike dhe të forcojnë përkushtimin e tyre në partneritet me institucionet euro-atlantike, duke qenë se të dyja këto synime janë të rëndësishme për të përmbushur vizionin tonë për një Evropë të tërësishme, të lirë dhe në paqe”, shkruan zoti Engel. 

Lajme të ngjashme

Back to top button