Beogradi refuzon t’i ekstradojë në Hagë tre kriminelë lufte

Gjykata e Lartë e Serbisë ka vendosur që të ndalojë ekstradimin në Hagë të tre zyrtarëve të Partisë Radikale Serbe që akuzohen për krime lufte.

Siç bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, në një njoftim të Partisë Radikale, tashmë tre politikanët e saj nuk do të procedohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, transmeton Tesheshi.com

Përfaqësuesi ligjor i Serbisë, Sasa Obradoviq,  ka njoftuar menjëherë Hagën për vendimin e shkallës më të lartë të gjyqësorit në Beograd dhe ka shtuar se dispozitivi i plotë do të bëhet i ditur javën e ardhshme.

Serbia i ka bërë të ditur Gjykatës Penale për ish-Jugosllavinë se Gjykata e Beogradit vendosi që nuk janë kushtet për ekstradimin e tre zyrtarëve të Partisë Radikale serbe.

Në peticionin drejtuar Hagës, Obradoviq thekson se procedimi kundër Petar Jojiqit, Vjerica Radetas and Jovo Ostojiqit nuk është i ligjshëm.

Haga kërkoi më 19 janar të vitit 2015 ekstradimin e menjëhershën të këtyre personave. Të tre ish-pjesëtarët e paramilitarëve serbë akuzohen për krime të rënda lufte, për gjenocid, e për krime kundër njerëzimit.

Beogradi e akuzon prokurorin e Hagës se ka synuar t’i përdorë këta shtetas si dëshmitarë kundër liderit radikal Vojisllav Sheshel dhe u ka ofruar favore në këmbim.

Karshillëku i Beogradit për t’i thënë “JO” Gjykatës së Hagës ka ardhur menjëherë pas vendimit që u dha në mars nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për të shpallur të pafajshëm ish-kreun e paramilitarëve serbë, Vojisllav Sheshel, i cili akuzohej për krime ndaj njerëzimit dhe për gjenocid gjatë konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë.

Por prokurori i Hagës e apeloi vendimin në Apel, që pritet ta nisë gjithçka nga e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button