Shpend Ahmeti e quan Isa Mustafën “rapsod i Facebookut”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndaj asaj që ka shkruar kryeministri Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, ku kishte ironizuar me krerët e Komunës duke thënë se nuk po dinë “ta mbajnë shpinë”.

“Kryeministri apo rapsodi i Facebook-ut Isa Mustafa sot paska deklaruar ‘Sot u pa se me çfarë sjellje dhe arsyetime të të paditurëve, krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban. Për të tillët malësorja kishte me thënë: ‘Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajte dy’”, ka shkruar Ahmeti në facebook:

Lexojeni të plotë postimin e Ahmetit:

“Kryeministri apo rapsodi i facebookut Isa Mustafa sot paska deklaruar ‘Sot u pa se me çfarë sjellje dhe arsyetime të të paditurëve, krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban. Për të tillët malësorja kishte me thënë: ‘Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajte dy’.

Sic thashë sot ne Kuvend prej vitit 1999-2013, ky dhe klika e tij Prishtinen e kanë lënë me 7 autobusë, sistem të fragmentuar urban, punëtorë me paga ka 130 euro që nuk i ka paguar 26 muaj, tokë të Trafikut Urban para privatizimit nga familjaret dhe me borxh rreth 1.5 milion euro.

Qe dy vjet e bllokon këtë projekt dhe tash nuk i vjen marre me fol për autobusa. Nuk e di për Kolen, por Isa këte shpi definitivisht s’dijti me majt.

Nënshkruane garancionin!

P.S. Edhe malesorja ka thene tri shpija, jo dy.

As i popullit e as i institucioneve, vec i inateve.” (sic), ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button