Vota e pensionistëve do të vlejë 600 denarë

Nga 7 Marsi i këtij viti do të rriten pensionet për 600 denarë për të gjithë 291 mijë e 821 pensionistët e vendit. 

“Nga buxheti këtë vit janë siguruar 1.8 miliard denarë me çka do të mbulohet kjo rritje e pensioneve për 10 muaj. Qeveria I ka si prioritet pensionistët dhe nëse ka mundësi edhe vitin e ardhshëm do të sigurojë mjete nga buxheti për rritje të pensioneve”, deklaroi ministri i financave Zoran Stavrevski.

Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor Bekim Neziri deklaroi se paratë kanë hyrë në buxhetin e FSPI-së dhe nga 7 Marsi pensionistët do të marrin pensionet me 600 denarë më shumë.

Për pensionistët kjo rritje e pensioneve për 600 denarë do të thotë përmirësim i standardit të tyre, vlerësojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Back to top button