Davutoglu nesër në vizitë lamtumirëse tek presidenti Erdogan

Zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin tha në Ankara se kryeministri i vendit Ahmet Davutoglu nesër do të ketë vizitën lamtumirëse me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kryeministri i nderuar dhe presidenti në takimin e nesërm do të dakordojnë detajet e pranim-dorëzimit të detyrës, në lidhje me procedurat dhe datat” tha zëdhënësi i presidencës Kalin në konferencën për media që u zhvillua në Pallatin Presidencial në Ankara.

Pas takimit të Komitetit Drejtues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partisë), kryetar i së cilës është njëherësh edhe kryeministri i Turqisë Davutoglu, më 5 maj njoftoi mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë të dielën, më 22 maj 2016, duke bërë të ditur se nuk do të konkurojë për rizgjedhjen në pozitën e kryetarit të partisë.

Në konferencën për media në të cilën ai foli për rezultatet e arritura në periudhën e kaluar, Davutoglu tha se qeveria turke do të kryejë detyrat e saj pa u ndalur, pavarësisht vendimeve në të ardhmen.

Davutoglu gjithashtu tha se me tërë fuqinë e tij do të vazhdojë misionin e tij politik dhe luftën në radhët e AK Partisë, dhe se do të vazhdojë të kryerje obligimet si deputet i parlamentit.

Bordi drejtues i Partisë do të mbajë mbledhje nesër në Ankara në ora 11 sipas kohës lokale, dhe pas takimit do të komunikohen emrat e ri të kandidatëve për pasardhës të Davutoglusë për kryetarë të AK Partisë.

Zëdhënësi i presidentit turk Kalin, në konferencën për media ka nderuar të gjithë Tatarët e Krimesë, të cilë në këtë ditë të vitit 1944 ishin viktima të persekutimit të egër nga forcat e ish-Bashkimit Sovjetik.

Duke theksuar se Turqia nuk ka harruar, as nuk do të lejojë që tragjedia e Tatarëve të harrohet, Kalin ka dënuar persekutimin të cilin e kategorizoi si spastrim etnik dhe pikë e zezë në historinë e njerëzimit.

“Plagët ende janë të freskëta dhe të mëdha. Pas shtatë dekadave të persekutimit mizor, plagët e tatarëve të Krimesë janë rihapur sërish me aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Turqia gjithmonë do të qëndrojë me Tatarët e Krimesë”, tha Kalin.

Duke iu referuar edhe luftës anti-terroriste në Turqi, Kalin tha se Turqia ka vënë në dispozicion të gjitha burimet dhe se në një periudhë shum të vështirë është duke udhëhequr luftë kundër kërcënimeve terroriste në vend, por edhe atyre jashtë vendit.


 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button