Ja sa përqind e pozitave menaxhuese në Maqedoni udhëhiqen nga gratë

Vetëm 2% e grave në Maqedoni kanë pozita udhëheqëse në kompanitë e mëdhaja, 32% janë gra në ndërmarrësi, ndërkaq më pak se 4% e grave janë pronare biznesi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna u shpalosën sot nga anëtarja e Këshillit drejtues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Tanja Dejanoska. Sipas saj, është me rëndësi promovimi i tregimeve biznesore dhe praktikave të grave ndërmarrëse, me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.

Më tej, Dejanoska thotë se duhet të zhvillohet qasja profesionale dhe udhëheqëse e grave të cilat duan të hapin biznes, të identifikohen dhe shkëmbehen informacione për mbështetje financiare për bizneset e ekzistuese dhe të rejat.

Pozitat menaxheuse ku gratë janë udhëheqëse, gjenden në sektorin finansiar, arsimor, agrobiznes, tekstil, IT, mjekësi, ndërkaq arsyeja më e shpeshtë përse ka pak gra ndërmarrëse, është fuqia e dobët ekonomike, paragjykimet, stereotipet dhe obligimet familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button