Dardan Sejdiu: Presioni qytetar e theu bllokadën e Qeverisë për autobusët

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se presioni qytetar ka zhbllokuar blerjen e 51 autobusëve të rinj për Trafikun Urban. Ai ka thënë se si Komunë janë të gatshëm që puna për blerjen e autobusëve të ec përpara.

“Pra tash më për ne është e qartë, që presioni publik e ka bërë të veten dhe shpresoj shumë që edhe pas këtij votimi Ministri Hoti mos të bllokojë, sepse qytetarët tash më e kanë të qartë që është ai i cili ka kërkuar arsyetim të vonojë diçka dhe meqë iu përmbush edhe ai arsyetim nga presioni qytetar, mos të zhagisë më garancionin e sovranitetit. Tash e ka edhe votën e Kuvendit Komunal, vote kjo e cila qartë ka qenë në dispozicion të tij edhe para 11 muajsh”.

“Teksti është dakorduar në mes të shefave të grupeve parlamentare, është një tekst që ka mundur të dakordohej çdo ditë gjatë këtyre 11 muajve, por Avdullah Hoti deri dje nuk tregonte saktë çka i duhet, mirëpo kur tregoi saktë, ishte një letër për të larë marren”, ka thënë Dardan Sejdiu, transmeton portali Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button