Shkëlzen Doli takon titatin e operas

Ai është një nga tenorët më të mëdhenj të botës dhe një nga Tre tenorët që korrën sukses nga viti 1990 në vitin 2003. Sigurisht që për çdo këngëtar apo instrumentist është kënaqësi të takojë një herë në jetë tenorin Placido Domingo, por kur këta këngëtarë apo instrumentistë ngrihen në nivelet elitare të muzikës klasike, edhe figura si Domingo janë shumë pranë tyre, shkruan revista “Class”.

Sopranoja shqiptare Inva Mula ka interpretuar disa vite më parë bashkë me tenorin spanjoll dhe këtë herë  violinisti Shkëlzen Doli që jeton dhe interpreton në Vienë, “pas një Traviate të mrekullueshme”, siç shkruan ai, takohet me një nga tenorët më të mëdhenj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button