Shkëndija dhe Vardari takohen në gusht

Pasi kemi mësuar fituesin e Kupës së Maqedonisë që është Shkëndija e Tetovës dhe atë të kampionit të Ligës së Parë që e ka fituar Vardari, kjo na ka dhënë dhe emrat e skuadrave që do të luajnë edhe për Superkupën e Maqedonisë.

Këto dy skuadrat sigurisht që ndeshjen e tyre pritet ta luajnë diku në muajin gusht dhe do të jetë dueli i parë i tyre për të nisur sezonin e ri me një trofe të fituar. Sezonin që po e lëmë pas këto dy skuadra kishin gjashtë përballje mes vete, ku Vardari ka fituar në katër prej tyre në LPFM, ndërsa në dy ndeshjet e Kupës së Maqedonisë Shkëndija doli fituese.

Skuadra e Vardarit është ajo që e ka fituar Superkupën e parë të Maqedonisë, ndërsa një e ka të fituar edhe Shkëndija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button