Ja çfarë thotë Thaçi pas takimit me Hojt Ji

“Jemi fatlum që faktori ndërkombëtar tenton të na ndihmojë, kur brenda ka tentime për vetëmbytje”, kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas takimit me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Azi në Departamentit e shtetit, Hojt Brajan Ji, raporton Portalb.

Takimi me diplomatin amerikan u bë në hapësirat e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, ndërkaq pas takimit, Thaçi gjithashtu shtoi se ata kanë biseduar për krizën politike në vend, duke theksuar se rruga për në BE dhe NATO është alternativa e vetme për Maqedoni.

“Biseduam edhe për të ardhëm dhe unë garantova se rruga drejt NATO-s dhe BE-së e vetme”, shtoi Thaçi.

Kryetari i PDSH-së, nuk a lënë pa e komentuar edhe vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese duke thënë që vendimi i tillë është marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

“Pas këtij vendimi qëndron marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së. Vendimi duhej të ishte marrëveshje mes të gjithë partive politike”, tha Thaçi

Përndryshe, Hojt Ji, sot do të ketë takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të LSDM-së, Zoran Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button