fbpx

Te një banor i Vinicës janë gjetur 14 kilogramë marijuanë

­Stacioni policor Vinicë dje ngriti padi penale kundër Z.I (59) nga Vinica për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së banorit në Vinicë janë gjetur mbi 14 kilogramë marijuanë dhe artefakte për të cilat më vonë është konfirmuar se nuk kanë vlerë historike. Sendet e marra janë dërguar për ekspertizë dhe u konstatua se bima është marijuanë në neto masë prej 14,31 kilogramë, megjithatë për artefaktet e marra me ekspertizë në ISH Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë është konfirmuar se sendet nuk janë vepra me trashëgimi historike dhe nuk kanë vlerë historike, gjegjësisht bëhet fjalë për falsifikime.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close