Deskovska: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese i shkruan Gruevski

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë vlerësoi se vendimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese krijon vetëm iluzion se me të hapet rrugë për zgjidhje të krizës politike.

Sipas Renata Deskoska, anëtare e Bordit ekzekutiv të partisë, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është konfirmim se gjykatësit nuk i sjellin vetë vendimet, por nën presion.

“Saktë para tre muajve, më 18 shkurt Gjykata Kushtetuese u shpall jokompetente të vendos për kushtetutshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit me veprimin e shtyrë. Sot, Gjykata Kushtetuese solli vendim tërësisht të kundërt dhe ngriti procedurë për vlerësim të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Deskoska.

ipas saj, derisa, siç tha, abolimet e kundërligjshme të dhëna prodhojnë efekt juridik dhe e pengojnë drejtësinë, vendi është në krizë politike, por edhe në krizën kushtuese. “Zgjidhja e krizës së thellë politike është shfuqizimi i vendimit të turpshëm të Gjorge Ivanovit për abolim, thirrje e Kuvendit për shtyrje të zgjedhjeve dhe zbatimi i zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të rregullta me përmbushjen e të gjitha kushteve”, theksoi Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button