fbpx

Hidhërimi dhe ndjenja e “mbështetjes për muri” nuk e duan objektivitetin

[Recension: Zaevi ulërin nga Afrika: Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë]

Shumë gënjeshtra, hidhërim dhe ofendime në vetëm dy fjali (nëntitull) dhe në konstruksionin e titullit të kësaj përmbajtjeje mediatike.

Si e para, mbititulli “Intervistë për France press-in, të cilën e transmetoi vetëm vendi i egër”, e paralajmëron gënjeshtrën se intervista e Zoran Zaevit për agjencinë franceze të gazetarisë është transmetuar vetëm në “France press Africa”, gjegjësisht në “edicionin afrikan të France press-it”.

Portali ku është gjetur si i vetëm ku është publikuar lajmi i agjencisë për intervistën me liderin e opozitës maqedonase, aspak nuk quhet “France press Africa”. E as “edicioni afrikan i France press-it”.

Verifikimi i kujdesshëm që nuk merr shumë kohë, tregon se lajmi është publikuar në njërin nga agregatorët e lajmeve të kontinentit afrikan që quhet  “Africa time” (www.africatime.com). Portali “mbledh” lajme jo vetëm nga “France press”-i, por edhe nga agjenci të tjera botërore.

Titulli është ofendues dhe është në kundërshtim edhe me nenin 15 të Kodit të gazetarëve на новинарите кој налага дека:

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

05162016-Vecer-Zaev-RikaLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi ulërin nga Afrika: Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë

Data dhe koha e publikimit: 15.05.2016, 01:42

Data e recensionit: 16.05.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TENDENCIOZE DHE OFENDUESE

Nëse i rikthehemi sugjerimit nga mbititulli se intervista e Zaevit për “France press” është transmetuar vetëm në këtë agregat afrikan dhe nëse bëjmë verifikim se a është me të vërtetë kështu, vetëm në dy faqet e para të kërkuesit “Google” vijmë deri te të dhënat se intervista është transmetuar në Britaninë e Madhe (Macedonian vote set to be postponed: opposition leader), në Australi (Macedonian vote set to be postponed: opposition leader), në Bullgari (Зоран Заев: Парламентарните избори в Македония ще бъдат отложени), në Turqi (Zaev: “Biliyorum, 5 Haziran’da erken seçimler olmayacak), во Србија (Stranka Nikole Gruevskog jedina učestvuje na izborima), në Francë (Macedonian vote set to be postponed: opposition leader), në Zvicër (Législatives très incertaines en Macédoine).

Mjafton, apo jo?

Ky tekst është edhe një nga seria e teksteve që janë shumë të anshme dhe ofenduese. Kjo është në kundërshtim me parimet e gazetarisë së mirë dhe me nenin 14 të Kodit të gazetarëve:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Nëse gazetarët profesionalë, ata me integritet, i injorojnë këto këshilla, atëherë ato lehtë mund t’i zëvendësojnë, anshmëria, hidhërimi dhe ndjenja e “mbështetjes për muri, të cilat janë armiq të objektivitetit.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close