Shpallet tenderi për Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës

Është shpallur tenderi për ndërtimin  e Bibliotekës  dhe Teatrit  të Tetovës. Sipas drejtorit të Qendrës për Kulturë në Tetovë Haki Fazliu ,  “ Qendra për Kulturë ka shpallur tenderin për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ndërsa ajo që është me rëndësi është se tenderi do të kalojë në dy faza. Faza e parë quhet faza para kualifikuese dhe do të zgjasë deri më 3 mars. Në këtë fazë do të kërkohet aftësia dhe qëndrueshmëria financiare e kompanive konkurruese. Pas kësaj, në fazën e dytë do të hyjnë në garë minimum pesë  kompani dhe maksimum dhjetë  kompani që do të garojnë për tenderin”. 

Sipas drejtorit Fazliu, faza e dytë zgjatën 52 ditë  ndërsa më pas nëse nuk ka ankesa do të nënshkruhet kontrata me firmën fituese. 

“E tërë kjo procedur mund të zgjasë deri në korrik dhe atëherë do të vendoset gurrë themeli për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës”, deklaroi Haki Fazliu, drejtor i Qendrës për Kulturë në Tetovë. Sipas tij  mjete e ndara nuk janë të mjaftueshme por do të kërkohet  mjete shtesë me rebalanc të buxhetit “Për këtë vit qeveria ka ndarë një milion e gjysmë euro apo 70 milion denarë. Nuk mund të them se janë apo nuk janë të mjaftueshme këta mjete sepse nuk e dimë se a do të ketë ankesa për tenderin dhe kur do të fillohet me punë saktësisht, ngase çdo ankesë do të merr kohë prej një muajit”, tha Fazliu.

Ai beson se këta mjete sa për fillim do të jenë të mjaftueshme ndërsa nëse nuk janë të mjaftueshme do të kërkohet rebalanc i buxhetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button