Ja si kanë debatuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në periudhën dhjetor 2015 – prill 2016

Instituti për demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS) nga qershori i vitit 2014 e përcjell cilësinë e debatit në Kuvendin. Monitorimi në ciklin e parë u zhvillua gjatë 10 muajve, përkatësisht nga qershori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2015, transmeton Portalb .

Nga shtatori i vitit 2015 monitorimi dhe vlerësimi i cilësisë së debatit parlamentar vazhdon i përkrahur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe do të zgjas deri më dhjetor të vitit 2017. Monitorimi në këtë periudhë fokusohet në diskutimet që kanë të bëjnë me rendin kuvendor të ditës të cilat bëjnë pjesë në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në këtë drejtim monitorohen të gjitha ato trupa kuvendore në fushëveprimin e të cilave bëjnë pjesë këto tema.

Në mënyrë shtesë, në kuadër të projektit janë të përfshira edhe mediet, përkatësisht përcillet se si ato raportojnë për punën e Kuvendit.

Ja çfarë shkruan në raportin se si kanë debatuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në periudhën dhjetor 2015 – prill 2016:

Në periudhën 1 dhjetor 2015 – 6 prill i vitit 2016 në mënyrë të butë u zvogëlua intensiteti i diskutimeve rreth pikave nga rendi i ditës që kanë të bëjnë me temat nga sundimi i të drejtës, demokracisë, të drejtat e njeriut, transparencën dhe llogaridhënie.

Janë analizuar gjithsej 1542 diskutime të deputetëve të bëra për 51 pikë nga rendi i ditës i seancave kuvendore dhe të trupave punuese. Në periudhën paraprake të monitoruar shtator – nëntor 2015 u analizuan gjithsej 1660 diskutime.

Në seancat e vëzhguara deputetët diskutuan më intensivisht në katër temat e mëposhtme: “Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015” 282 diskutime, “Informacioni në lidhje me ndotjen e madhe të ambientit ajër ” – 254, “Interpelancë për punën e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov” – 146 dhe “Propozim vendim për zgjedhjen e presidentit, zëvedësave dhe anëtarëve të Komisioni anketues për aferën me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve , pasaportave, aferave dhe dokumenteve tjera” me 119 diskutime. Ndryshe nga këto tema deputetët veçanërisht nuk ishin të interesuar për të diskutuar emërimin e ministrave të rinj të kabinetit nga BDI. Në këtë temë janë vërejtur vetëm 17 diskutime. Pjesa më e madhe e diskutimeve – 77% shkojnë në replika dhe kundër-replika, ndërsa 20% në fjalime që vë në pah interaksionin intensiv midis deputetëve të blloqeve të ndryshme politike.

Sipas shkallës së argumentimit më të shpeshta janë diskutimet me nga një argument – 29% dhe ato në të cilat deputetët nuk dhanë kurrfarë arsyetimi rreth temave të diskutimit – 29%.

Pjesa më e madhe e diskutimeve në seancat e monitoruara janë shprehur nga deputetët opozitarë – 55%, ndërsa pjesa më e vogël nga deputetët e shumicës në pushtet – 45%.

Njëlloj si edhe në ciklin paraprak të monitorimit edhe në periudhën dhjetor 2015 – prill 2016 deputetët mbetën të mbyllur për argumentet e huaja dhe për mundësi të ndryshimit të pozicionit të vet. Nuk është vërejtur rast i deputetit i cili shfaq se do ta ndryshojë pozicionin e vet për shkak të argumenteve nga opsioni tjetër politik.

Në këtë periudhë të monitoruar deputetët në përgjithësi ishin të orientuar drejt diskutimit me kundërshtarët e vet politik në kuvendin dhe pothuajse nuk ju bënin vështrim bashkë-partiakëve të vet. Me këtë rast, ndaj argumenteve dhe personalitetit të kundërshtarëve të vet në pjesën më të madhe nuk kishin gjykime vlerësuese, ndërsa në pjesë më të vogël shfaqën respektim.

Deputetët kur përgjigjeshin në argumentet të cilat u janë drejtuar folësve të tjerë më shpesh pjesërisht ose në tërësi i shtrembëronin ose injoronin se sa që përgjigjeshin në mënyrë të drejtpërdrejtë në ato. Në këtë periudhë është vërejtur se deputetët vetëm në 16% të rasteve drejtpërdrejtë janë përgjigjur në argumentet e që u janë drejtuara atyre nga deputetë të tjerë.

Deputetët opozitar më shpesh janë përgjigjur drejtpërdrejtë argumenteve të drejtuara 60%, ndërsa në deputetët nga shumica shkon pjesa më e madhe e rasteve kur diskutuesit tërësisht i injoronin argumentet – 59% ose kur i shtrembëronin argumentet që u janë drejtuar atyre – 67%. Në opozitarët shkojnë një pjesë më e madhe e rasteve në të cilat deputetët në argumentet e drejtuara përgjigjen pjesërisht, ndërsa pjesërisht i shtrembërojnë ose injorojnë – 53%.

Në raportin ndaj argumenteve të kundërshtarëve të tyre në Kuvendin deputetët në pjesën më të madhe të rasteve – 80% nuk shfaqën kurrfarë gjykimi vlerësues.

Ndaj personalitetit të deputetëve nga opsionet e kundërshtuara politike deputetët në 44 raste shfaqën mos-respektim të plotë që do të thotë se kanë drejtuar sulme dhe fyerje ndaj personalitetit të deputetëve të tjerë ose ndaj partisë së tyre. Këto raste në mënyrë të njëjtë shkojnë në deputetët edhe nga shumica edhe nga opozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button