Heshtja tregon më shumë sa që duhet

Të bllokuar nga të gjitha anët,  një klimë që përçdo ditë e më shumë është më pesimistë se do të ndryshohet diçka, në aspektin pozitivë në këtë shtet të quajtur Maqedoni.

Nëqoftë se do të kishim një shoqëri më të civilizuar, tani i gjithë populli do të ishtë në rrugë dhe jo vetëm disa persona, të cilët vazhdimisht janë duke protesuar, por pjesa më e madhe e qytetarëve të këtij vendi, janë duke qendruar totalisht të heshtur dhe të neglizhuar nga këto ndodhi, që vetëm këtu tek ne mund të ndodhin.

Kaloi gati një vitë që nga fillimi i kësaj krize, dhe nga nxjerrja e fytyrës së vertet të kësaj garniture politike, e cila ëshë duke e udhëhequr Maqedoninë, këto 15 vite të fundit.

Edhe pse anashkalimi i shqipëtarëve, dhe injorimi i tyre nga ana e pushtetit, u pa qarte se është shume e vrazhdë, dhe në këtë mënyre nuk mundet që ky shtet të funksionoj.

Partite politike përveç interesave dhe pasurimit te tyre personal, si duket nuk është duke iu interesuar  tjeter element, por ketu do të theksoja se, mbase nuk është edhe faj i tyre aq shume, pasiqë klasa intelektuale eshte gati se e dorëzuar.

Tek ne mund të vëresh disa intelektual, te cilët tentojnë të jenë kritik ndaj veprimeve që ndodhin ne Maqedoni, por pjesa më e madhe e tyre jane duke heshtur dhe po qëndrojnë të distancuar.

Është për të ardhur keq pasiqe, nuk janë duke heshtur vetëm intelektuaket, por në përgjithësi ne si popull shqipëtar në Maqedoni, akoma nuk jem duke e vërejtur se me heshtjen që jemi duke e bërë, i shkaktojmë probleme të ardhmes, e në këtë rast të rinjëve, të cilët i kanë humbur shpresat për të vazhduar që të jetojnë në këtë shtet.

Pamvarsishtë çdo gjëje që ndodhë, si duket ne pajtohemi me ate, pjesa më e madhe ne vend nuk ështe e punesura, dhe më këtë pajtohen pasiqë nuk ka reagime, në këtë shtet shumçka nuk është  e rregulluar, por populli pajtohet me të dhe nuk ka reagime, dolen në shesh këto krime që janë bërë këtij shteti dhe populli, nga ana e ketyre krimineleve qe u deklasuan nga bombat e opozites maqedonase, dhe perseri reagimi nuk ështe ai që duhet te jetë.

Dhe mund të konstatoj se ne si duke, jemi duke u pajtuar me të keqën, dhe përderisa ne pajtohemi me këto veprime, dhe përderisa tentohet që përsëri nga partitë në opozitë të vijnë në pushtet, me të njejtët njerëz si këta që janë, atëherë është një gjë e sigurtë, që ky vendi asnjeherë nuk do të ndryshoi për të mirë, derisa nuk ka drejtësi, derisa nuk ju jepet njerëzve kompetent të udhëheqin më sektorë të ndryshëm, dhe nëse vazhdohet e njeta procedurë si deri tani, ateherë nuk mund të presim zhvillim dhe ndryshim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button