Bullgaria dhe Shqipëria dëshirojnë Maqedoni stabile

Bullgaria dhe Shqipëria janë të interesuara për atë se çka ndodh në Maqedoni dhe dëshirojnë stabilizim të vendit. Këtë e deklaroi ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati pas takimit të djeshëm me shefin e diplomacisë bullgare, Daniel Mitov në Sofje. Bushati me këtë rast ka theksuar se në Maqedoni duhet të ketë dialog politik, i cili do të sjell deri në zgjidhjen e situatës së krizës në vend.

“Maqedonia është e mirëseardhur të inkuadrohet në NATO”, ka thënë Bushati në pyetjen e gazetarëve për atë nëse Tirana e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në Paktin veriatlantik. Ai sqaron se ekzistojnë kritere të cilat janë konfirmuar që gjatë Samtit të NATO-­s në Bukuresht në vitin 2008, e të cilat, thekson, kanë të bëjnë në tërësi, si për Maqedoninë, ashtu edhe për vendet tjera të cilat dëshirojnë të inkuadrohen në Aleancë.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto kritere gjatë takimit në Varshavë”, theksoi Bushati në Sofje, ku u mbajt takimi ministror i Procesit për bashkëpunim të EJL­së, me të cilin udhëheq Bullgaria, e në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Ai ka kërkuar garancë se ardhmëria e shteteve nga Evropa Juglindore është ngushtë e lidhur me pjesëmarrjen në NATO dhe ka vlerësuar se krizat në rajon mund të tejkalohen nëse “në Ballkan ka më shumë NATO dhe më shumë Evropë”.

“Në këtë kontekst inkuadrimi i Malit të Zi është një hap i mirë dhe i mençur i cili do të kontribuoj për stabilitet më të madh në rajonin tonë. Nga ana tjetër, shpresoj se kjo do ta ulë ndikimin e të a.q lojtarëve të tretë në rajon”, ka deklaruar Bushati.

Edhe shefi i diplomacisë bullgare Mitov vlerëson se inkuadrimi i Malit të Zi dhe vendeve tjera nga rajoni në Aleancë do të thotë më shumë siguri dhe vlerëson se sa më shumë shtete inkuadrohen në Paktin Veriatlantik, aq më e madhe do të jetë siguria rreth nesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button