Gjykata Kushtetuese stopon veprimet për zgjedhjet më 5 qershor

(E Plotësuar)  Gjykata Kushtetuese ka pranuar iniciativën e BDI-së, që e ka ngre deputeti Talat Xhaferi, me të cilën kontestohet vendimi për shpërbërjen e Kuvendit si antikushtetuese, transmeton Portalb.

Deri të vendimi final gjykata ka caktuar masë kohore, që do të thotë se stopon veprimet që dalin nga vendimi i kontestueshëm, përfshirë edhe vendimin për zgjedhjet dhe të tjera.

Gjykata javën e ardhshme duhet të marrë vendim përfundimtar meritor për iniciativën për shpërndarje të Parlamentit./Portalb

……………………………………………………………………………………….

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese që po mbahet në këto momente, kryetarja e Gjykatës, Elena Gosheva tha se do të bëjë precedent dhe do ta pranojë iniciativën e BDI-së për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, transmeton Portalb.

Arsye për këtë, thotë ajo, është gjendja aktuale dhe kriza politike, për të cilën ende nuk ka zgjidhje.

Për ora 13 është caktuar të ketë brifing për gazetarët në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button